Magazina

​Nisi patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Nisi sot patrullimi i përbashkët nëpër rrugët e Shqipërisë, mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Qytetarët e mirëpresin vazhdimin e këtij bashkëpunimi, ndërsa policia bën thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.
Megjithe u bënë katër vite që policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, patrullojnë së bashku në teritorin shqiptarë gjatë sezonit turistik, udhëtarët nga Kosova e mirpresin këtë bashkpunim , si të ishte dita e përë, pasi sipas tyre , ata ndihen më të sigurtë.
Nëpër rrugët e Shqipërisë, do të patrullojnë njësitet e specializuara të policisë së Kosovës, bën të ditur Shehremet Ahmeti, duke nënvizuar se njësitet e policisë së Kosovës, nuk do të kenë rol ekzekutiv, por do të asistojnë policinë e Shqipërisë.
Sekretari i sigurisë rrugore të policisë së shtetit Shqiptarë Lefter Hysi, the se Rruga e Kombit, nën patrullimin e përbashkët të dy policive,do tju shërbejë shtetasve kosovarë për të bërë pushime të sigurta, me qëllimin kryesorë, parandalimin e aksidenteve dhe të incidenteve të mundshme.
Tre patrulla të policisë së Kosovës, me gjashtë efektivë policie, u nisën sot drejt rrugëve të shtetit Shqiptarë dhe do të asistojnë policinë e Shqipërisë deri më 31 Gusht, kur pritet edhe të ulet fluksi i turistëve Kosovarë, që zgjedhin bregdetin shqiptarë për të pushuar. Patrullat do të ndërrohen çdo 10-të ditë, ndërsa do të jenë prezentë përveq Rrugës së Kombit edhe në të gjitha rrugët magjistrale.
Policia e Kosovës, do të bashkpunojë ngusht me policinë rrugorë të Shqipërisë, për ti thënë stop aksidenteve dhe rrezikshmërisë së përgjithshme të udhëtarëve në komunikacion.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button