U12 Presheva në Durrës shkatrron ekipet kundërshtare me 18 gola

Me moton “TË NDRYSHËM, POR TË BARABARTË” të enjten në Durrës në organizim të Shoqatës “Vllaznimi” dhe në bashkëpunim me Bashkin e Durrësit, Federatën Shqiptare e Futbollit, Klubi i futbollit “Teuta” dhe Komuna Rrashbullit startoi edicioni i 10-të jubilar i turneut ndërkombëtar të futbollit për kategoritë e reja “Vllaznimi 2014” që tradicionalisht mbahet nga data 25 qershor dhe do zgjas deri me 5 korrik.
Në këtë edicion pritet pjesëmarrje rekorde të ekipeve si dhe ekipe të femrave pa kufizim moshe nga të gjitha vendet ballkanike dhe vendet tjera si Maqedoni, Kosovë, Mali Zi, Lugina e Preshevës, Shqipëri, Turqi, Serbi, Greqi dhe vende tjera.
Ekipi i drejtuar nga trajnerët Qani Neziri dhe Sherif Jonuzi po tregon si çdo vit që ata janë kampionët, duke shenuar tre fitore pa asnjë gol të shenuar.
Futbollistët preshevar kanë treguar klasin e tyre, duke i shenuar plot 18 gola vetëm në 3 ndeshje në grup, duke shkatrruar ekipet kundërshtare, si Flamurtarin e Vlorës me 8 gola.
Ndeshjet e para të shenuara në grupe:
Presheva 4:0 Durrësi
Presheva 8:0 Flamurtari, Vlore
Presheva 6:0 Gostivari
Ditën e diel vazhdon garimi me lojat eliminuese.