A është përdorimi i telefonave më i rrezikshëm se alkooli gjatë vozitjes?
Prodhuesit e makinave shpesh reklamojnë modelet e tyre të reja ku ne to ka teknologji argëtuese, megjithëse nuk e sqarojne se si do të funksionojë kjo teknologji multimedia gjatë vozitjes.
Sistemet e sigurisë aktive në makinat moderne nuk janë saktësisht në nivelin që do t’ju shpëtojnë nëse jeni në shpejtësi që ju duket normale ne një kthesë të mprehtë.
Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të dilni nga rruga.
Qendra Teknologjike Allianz publikoi të dhëna për 300 shoferë dhe pasagjerë qe kishin pesuar fatalit në trafik në rrugët gjermane, jeta e të cilëve u shua për shkak të përdorimit të telefonave inteligjentë, sistemit multimedial dhe pajisjeve të tjera.
Ata arritën në përfundimin se përdorimi i këtyre sistemeve gjatë timonit është më vdekje prurës sesa sasi e tepërt e alkoolit gjatë ngasjes.
Matematika e thjeshtë tregon se nëse nuk e shikoni rrugën vetëm për dy sekonda, por sytë e juaj janë në ekranin e celularit ose në radion multimediale, do të kaloni 44 metra me një shpejtësi prej 80 km / h. Është mirë ta mbash mend këtë.