Ja se si mund ta kontrolloni nëse celulari juaj është i papërshkueshëm nga uji
Nëse keni dyshuar ndonjëherë në rezistencën ndaj ujit të telefonit tuaj inteligjentë ose për ndonjë arsye keni dashur ta kontrolloni, ekziston mundësia ta bëni – dhe atë pa pasur nevojë as edhe për një pikë uji.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, aplikacioni falas për Testuesin e Rezistencës ndaj Ujit, i cili mund të shkarkohet nga Google Play Store. Ai teston zbatueshmërinë e plotë të certifikatës IP67/IP68 (e cila garanton rezistencë ndaj ujit) duke përdorur një barometër në vetë telefonin.
Dhe aplikacioni është i lehtë për t’u përdorur. E vetmja gjë që ju duhet për të provuar është të shtypni ekranin me dy gishta pak më fort dhe së shpejti do të shihni një rezultat pozitiv ose negativ, i cili, duke gjykuar nga vlerësimet në Play Store dhe Reddit, është mjaft i besueshëm.