Sot në llogarinë e të rinjëve kanë dalur 11.758 dinarë, kontrolloni nëse jeni në listë
Sot shteti nis me pagesën prej 100 euro për të gjithë të rinjtë që kanë aplikuar për këtë lloj ndihme shtetërore. Paratë do të nisin të mbërrijnë në llogaritë e të rinjve që në mëngjes dhe pagesa kryhet për tre ditë, duke përfunduar më 3 shkurt, do të paguhen të gjithë ata që janë regjistruar siç duhet. Per kete ndihme u regjistruan 1.019.000 të rinj të moshës 16 deri në 29 vjeç dhe shteti do t’i paguajë secilit prej tyre saktësisht 11.758 dinarë.
Nuk ka një urdhër të veçantë pagese dhe nuk do të bazohet në parimin se kush ka aplikuar i pari dhe paratë. Shteti do t’i paguajë paratë në banka dhe në varësi të kësaj do të shkojë edhe pagesa.
Nëse tashmë dëshironi të kontrolloni nëse paratë ju janë paguar këtë mëngjes, mund ta bëni shumë lehtë – në tre hapa.
Së pari ju duhet të vizitoni faqen: https://idp.trezor.gov.rs/, ku ka një opsion “Kontrollo statusin e aplikacionit”.
Më pas, në fushat e dhëna, shkruani numrin personal (JMBG) dhe numrin e leternjoftimit.
Në hapin e tretë, prisni informacion për statusin e pagesës.