11 vjeçari shënoi rezultatin më të lartë të IQ-s, mposht Ajnshtajnin dhe Stephen Hawking
Një nxënës i Leeds-it, të Anglisë, shënoi rezultatin më të lartë të mundshëm në një test Mensa – duke mposhtur Albert Ajnshtajnin dhe Stephen Hawking.
Siç bëhet e ditur, Yusuf Shah, 11 vjeç, regjistroi një rezultat prej 162 – maksimumi për moshat nën 18 vjeç dhe në përqindjen më të lartë të të gjithë njerëzve.
Hawking thuhet se e ka pasur IQ-n 160, edhe Ajnshtajni, i cili ndonëse nuk e mori kurrë zyrtarisht testin, besohet se ka arritur të njëjtën shifër.
Yusuf tha se miqtë e tij në shkollë i thonë gjithmonë se ai është shumë i zgjuar – dhe ai donte ta testonte veten duke bërë testin e IQ-së.
Për të testuar arritjen, Yusuf shkoi në Nanto për një vakt me prindërit e tij dhe dy vëllezërit më të vegjël Zaki dhe Khalid.
Nxënësi i klasës së gjashtë, Yusuf shpreson të studiojë matematikë në Kembrixh ose Oksford dhe tha se i pëlqen të bëjë gjithçka që stimulon trurin e tij.