Lajme
Një motoçiklist ka mbetur i plagosur rëndë nga përplasja me dy makina
Një i ri 25 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje pas orës 15:00 në Preshevë, ku humbi kontrollin e motoçikletës që drejtonte dhe u përplas me dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën 15 Nëntori, ku janë përfshirë automjetet e markave “Volkswagen Polo” dhe “Opel”.
Motoçiklistit i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore në spitalin e Vranjës, ku janë konstatuar lëndime të rënda.
Hetimet janë kryer nga zyrtarët e policisë rrugore me autorizim të prokurorisë kompetente.