Ja 11 makinat më të shtrenjta në botë (Foto)
Makina më e ‘lirë’ në këtë listë kushton rreth $1.2 milionë. E ndërtuar në Zealand, Danimarkë.
1.Zenvo ST1 – $1.2M
Zenvo ST1 ka një motor 6.8-litër V8, me një turbo dhe supercharger. Kuajfuqi? Rreth 1,104!
Kjo ‘bishë’ me 950-kuaj-fuqi është aq prestigjoze, sa vetë emri përkthehet në “Ferrari”. LaFerrari konsiderohet si makina e parë hibride, me një motor 6.3-litër V12, së bashku me një motor elektrik.
0-100 KMH? Vetëm 3 sekonda. Nga 499 makinat që u prodhuan, të gjitha u shitën brenda ditës!
3.Pagani Huayra – $1.4M
Shqiptuar ‘Uajra’, kjo super-veturë e ka marrë emrin nga Zoti i Erës të Inkave. Motori 6.0-litër V12 me dy turbo prodhon 620 kuaj-fuqi.
Vetëm 620 kuaj-fuqi? Në fakt kjo makinë mban rekordin për shpejtësinë më të madhe në pistë në ‘Top Gear‘, 3 sekonda më e shpejtë se Bugatti Veyron Super Sport.
Nga 77 veturat e prodhuara, janë shitur të gjitha, edhe pse çmimi prej $1.4 milionësh duket pak i ‘kripur’.
Me 0-100 KMH në 3.5 sekonda, kjo veturë alla ‘James Bond’ fuqizohet nga një motor 7.3-litër V12. 750 kuaj-fuqitë e bëjnë këtë veturën Aston Martin më të shpejtë të prodhuar.
Eh, e çfarë nuk mund të blije me $2 milionë? Por në qoftë se ke një tjetër $2 milionsh, mund të blesh ‘super-bishën’ Suedeze.
1,340 kuaj-fuqi! Edhe njëherë, një mijë e treqind e dyzetë kuaj-fuqi! Pa i rënë shumë vërdallë, kjo është pa dyshim një nga veturat më të shpejta në botë.
Sa nga këto u ndërtuan? Vetëm 6, dhe u shitën sa hap e mbyll sytë.
Sesto Elemento peshon më pak se një Honda Fit falë trupit të përbërë nga fibra karboni. 0-100 KMH në vetëm 2.5 sekonda…570 kuaj-fuqi!
Por kjo veturë është ndërtuar për shpejtësi, kështu që nuk do gjeni shumë gjëra luksi në të, përveç radios dhe ajrit të kondicionuar. Por fatkeqsisht për ne, kjo makinë është e lejuar vetëm në pista garash, dhe jo në rrugë kryesore…ndoshta në Shqipëri?
Për të festuar 60 vjetorin e Ferrarit në Amerikë, prodhuesi Italian ndërtoi 10 vetura të kësaj ‘bishe’. Kjo veturë është simbolizon amerikanët me ngjyra të kuqe, blu, dhe të bardha (flamuri amerikan).
Me një motor 6.2-litër V12 740 kuaj-fuqi, kjo veturë të çon nga 0-100 KMH në vetëm 3.1 sekonda.
Kjo listë nuk do të kompletoheshe pa një Bugatti Veyron. Por në këtë listë ndodhet edicioni Mansory Vivere i Bugatti Veyron. Jo vetëm është një nga makinat më të shpejta në botë, por gjithashtu edhe një nga më të shtrenjtat.
Kuaj-fuqi??? Plot 1,200!!!
Për ata që kanë parë filmin Furious 7, kjo është makina që kapërceu 3 gradaçela në Dubai.
770 kuaj-fuqi, një motor 3.7-litër, me dy turbo!
Por nuk është vetëm Dominic Toretto i ‘Fast & Furious’ që ka mundur të vozitë në një makinë si kjo. Në fakt, edhe patrulla e Dubait ka një makinë të tillë. 0-100 KmH? Vetëm 2.8 sekonda!!!!
Veneno? Nga italishtja përkthehet helm! Kjo veturë u ndërtua për të festuar ‘ditëlindjen’ e 50 të Lambos.
Kjo veturë të mahnit nga çdo kënd…madje edhe çmimi prej $4.5 milionësh.
Vevenoja është shumë e shpejtë. Por kjo nuk na suprizon! Motori prej 6.5-litër V12 prodhon rreth 740 kuaj-fuqi!
Koenigsegg CCXR Trevita është makina më e shtrenjtë në botë, përsa i përket atyre që lejohen në rrugë kryesore. Pse ky çmim? Pasi në këtë makinë do të gjeni edhe diamantë!
Një motor 4.8-litër V8 me dy superchargers, dhe rreth 1,004 kuaj-fuqi. Sa nga këto vetura u prodhuan nga kompania Suedeze? Vetëm 3!