Gjarpri dy metra del nga tualeti, kafshon gruan

Një mysafir i padëshiruar brenda në tualet. Një shtëpiake kineze u kafshua nga një gjarpër i cili ndodhej brenda në banjo, pasi zvarraniku ishte futur përmes tubit shkarkues.
Noraslinda Asat 34 vjeç, jeton në katin e parë dhe ndërsa ishte në banjë dëgjoi një zhurmë dhe më pas një dhimbje të fortë në kofshë.
Gruaja u ngrit ndërsa e hodhi gjarprin tutje nga banjoja e saj, duke e qëlluar. Zvarraniku ishte i gjatë rreth dy metër, por gruaja përdori çdo mjet për ta dëbuar nga shtëpia.
Menjëherë pas kësaj gruaja shkoi në urgjencë dhe pas injeksionit kundër helmit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Tani problemi është i natyrës psikologjike. Pas asaj që ndodhi nuk arrij dot që të shkoj në banjën e shtëpisë sime, preferoj vendet publike”, tha Asat.