Nxënësit e Bilaçit më nuk do të ecin nëpër baltë

Kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës me gjatësi prej 235 metra dhe gjerësi prej 4 metra, në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit.
Rruga e cila ka përfunduar brenda një dite lidh qendrën e fshatit me shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” dhe ka një rëndësi të veçantë për këtë vendbanim veçmas për fëmijët të cilët vijojnë mësimin në këtë institucionë arsimorë, sepse këmbët e tyre më nuk do të jenë me baltë.
Banorët e këtij vendbanimi e kanë mirëpritur asfaltimin e kësaj rruge, sepse deri më sot askujt nuk i kishte shkuar mendja se kjo rrugë frekuentohej më së shumti nga fëmijët dhe se duhet të sfaltohet. Vlera e kësaj rruge kap shumën 2.8 milionë dinarë dhe finansohet e tëra nga buxheti komunal.