Kosova ka transferuar 50 mijë euro në xhirollogarinë e komunës së Preshevës

Institucionet e Serbisë nuk e kanë problem që kur të transferojne donacione nga Kosova t’i pranojë ato, qoftë nën mbishkrimin “Republika e Kosovës”.
Së paku kështu figuron në një dokument të Bankës Popullore të Serbisë, që e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Në atë dokument, shihet se Republika e Kosovës i ka transferuar 50 mijë euro më 7 maj të këtij viti në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës, përmes Bankës Popullore të Serbisë, shkruan zeri.