Makina përplas vajzën 7 vjeçare me biçikletë në Miratocë

Në një aksident trafiku që ndodhi më 9 janar në fshatin Miratoc të komunës së Preshevës, lëndime të rënda trupore ka marrë një vajzë të cilën e ka përplasur automjeti në momentin kur ishte duke ngarë biçikletën.

Sipas policisë, vajza 8-vjeçare ishte duke ngarë biçikletën në rrugën lokale në fshat, kur një shofer 30-vjeçar me veturë të tipit golf i cili ishte duke lëvizur nga drejtimi i Miratovacit për në Preshevë e ka goditur.

Vajzës në Qendrën spitalore të Vranjës iu janë konstatuar lëndime të rënda trupore, dhe prej andej ajo u transferua në Qendrën Klinike në Nish.

Sipas të dhënave të policisë, kundër shoferit do të ngrihet padi penale për krimin kundër sigurisë në komunikacion.

Check Also
Close
Back to top button