Një qytetari i Kumanovës arrestohet në kufirin e Preshevës

Një qytetar i Maqedonisë së Veriut, banor në Kumanovë, është arrestuar në pikën kufitare të Preshevës.

Shtetasi i vendit fqinj është privuar nga liria në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit.

Burimet nuk kanë mundur të japin më shumë hollësi mbi arrestimin e qytetarit të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Preshevës, përveç faktit se urdhër-arresti i Interpolit daton prej disa vitesh.

Në Vranjë, me këtë rast, nuk janë prononcuar as nga Drejtoria e Policisë dhe as nga prokuroria kompetente.

Back to top button