Fotoja e djaloshit nga Prizreni që bëri historinë

Agim Shala nga Prizreni u bë pjesë e historisë së Kosovës me fotografinë e amerikanes Carol Guzy të cilën e kishte bërë në vitin 1999 në Kukës të Shqipërisë.
Djaloshi aso kohe ishte dy vjeçar derisa tani ka vizituar sërish vendin e njëjtë dhe ka treguar ngjarjen për Klan Kosova.
Atij fare pak i kujtohet nga momenti kur bashkë me familjen u gjend në Kukës ku gjatë luftës ishte kamp refugjatë.
Por 16 vjeçarin e kujtojnë pothuajse të gjithë nga fotografia e shkrepur prej fotoreporteres amerikane Carol Guzy.
Fotogafia ka hyrë në mesin e 50 fotografive më të fuqishme të cilat kanë ndryshuar botën.
Ai ndihet krenar që fotografia e tij është pjesë e historisë së Kosovës.  

Leave a Reply

Back to top button