Çfarë thoshte Ragmi Mustafa për MIRËNJOHJEN që ia dha Vuçiqit në vitin 2015?

Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare-PDSH Ragmi Mustafa ka genjyer haptazi per Mirenjohjen te cilen ia pat dhuruar Aleksandar Vuçiqit gjate vizites se tij ne Presheve. Me mjaft mjeshteri ai ka hedhur poshte se cfare ka thene me heret para qytetareve ne nje emision ne kanal 10 disa dite me heret.

I pyetur ne emision per mirenjohjen te cilen ia ka dhene Aleksander Vuciqit, Mustafa ka thene se ajo nuk ka qene mirenjohje por qe ka qene thjeshte nje flete-falenderim per viziten e pare qe i ka be Presheves si kryeminister aso kohe.

Mustafa me 18 mars 2021 ne emision prime time ne televizionin kanal 10 mohonte se ai i ka dhene mirenjohje dhe kembengulte se ishte nje flete-falenderim, si duket i pari i PDSH-se ka harruar se cfare deklaronte gjate vitit 2015 ne televizionin klankosova per te njejten pytje.

Ne pytjen e Baton Haxhiut “Cka shkruajtet ne Mirenjohje per z.Vuciq”

“Ne mirenjohje, per ardhjen e pare te nje kryeministri te qeverise serbe ne Komunen e Presheves pergjate tere historise se egzistimit te Serbise, perkatesisht Komunes Presheve” thoshte Mustafa gjate emisionit me date 15 korrik 2015.

Madje fjalen Mirenjohje Mustafa e kishte perseritur jo vetem njehere por disa here gjate bisedes ne emision.

“Nje dallim i vecante eshte sepse sot kryeministrit serb Vuciq i eshte dhene nje MIRENJOHJE per ardhjen e tij ne Presheve, ne te cilen MIRENJOHJE padyshim se i pershkruhet si vizite e pare e nje kryeministri te shtetit serbe ne Presheve”.

Sic ka thene Mustafa gjate vizites se Vuciqit ka pasur emocione te vecanta per kryeministrin serb Vuciq.

Back to top button