Magazina

Kjo 18 vjeçare konsumoi vetëm 3 mollë në ditë, për 8 muaj! E pabesueshme ajo çfarë i ndodhi më pas…

Kjo vajzë e re ra në kurthin e peshës që çdo modele duhet të ketë. Ajo pranon se “ Asnjë nuk më tha se duhet të humbisja peshë. Por më kanë thënë: Në shtator do shkosh në Javën e Modës, masat e rrobave janë 32-34, dhe ty duhet të të bëjnë”.

Dhe në mënyrë që ajo të realizonte qëllimin që kishte, kjo vajzë filloi të mos hante më ushqim dhe humbi 9.9 kilogram në vetëm 2 muaj. Ajo konsumonte 3 mollë dhe pinte ujë të gazuar gjatë gjithë ditës. Një herë në javë i lejonte vetes të hante një fileto pulë ose peshk. Dieta e ndjekur sigurisht që i dha rezultatet e duhura, dhe ajo filloi të ishte një nga modelet kryesore në sfilatat në Paris, Milan, Neë York duke punuar për brendet më prestigjoze si Alexander McQueen dhe MiuMiu.

Por kjo është vetëm një anë e historisë, ana tjetër është se ajo u bë anoreksike, kishte puls të dobët, periodat nuk i vinin më, fillonte të vuante nga osteoporoza dhe flokët filluan t’i binin. Mbi të gjitha i binte shpesh herë të fikët nëpër pasarela.

Vicotire zbuloi një tjetër anë të errët të botës së modelingut. Ajo tha se, shpesh herë, fotot manipulohen: “Ata me anë të photoshop-it shtojnë peshë te faqet dhe kofshët. Vajzat që vazhdojnë të punojnë me siguri nuk do e thonë këtë gjë sepse kanë frikë se do i heqin nga puna”.

Ajo gjithashtu pranoi se gjatë intervistave, modelet hanin diçka në mënyrë që të kapeshin nga gazetarët dhe sapo kamerat fikeshin shkonin në banjo dhe e villnin.

Me kalimin e kohës, ajo filloi të ndihej e depresionuar dhe e vetmuar. Humbi plotësisht identitein e saj, dhe vendosi që të hiqte dorë nga kjo industri e errët siç është ajo e modelingut.

Related Articles

Back to top button