Gjendje alarmante ne qendren COVID ne Presheve

Gjendja aktuale e te infektuarve me virusin korona sipas informacioneve nga Ambulanca Covid-19 prane shtepise se shendetit ne Presheve eshte alarmante.

Rreth 60 raste ne dite paraqiten ne kete qender, nderkohe qe nje numer i madh udhezohen per ne qendrat spitalore ne Vranje, Nish dhe Surdulice.

“Pacientat qe vijne me simptoma atyne te gjitheve ju behet elisa testi, koheve te fundit shumica e pacienteve jane per trajtim ne spitale, me crast i transportojne ne spitalet e Vranjes, Surdulices dhe Nishit” ka thene Ardiana Haliti, teknike medicinale ne shtepine e shendetit ne Presheve.

“Kemi rritje te rastet te cilet jane me komplikime, me ndezje ne mushkeri, me infeksione te rrugeve te poshtme te frymemarrjes te cilat realisht jane te shprehura me shume ne moshen e shtyer. Sherbimi jone eshte maksimal mirepo prap se prap jemi me duar te lidhura sepse nuk kemi spital, edhe ne kete aspekt eshte pa nevoja e ndertimit te nje spitali te ri e qe eshte dicka emergjente” tha koordinatori i COVID qendres ne Presheve Flakron Sabedini.

Rrezikimi i punetoreve eshte mjaft evident, sipas kordinatorit te COVID qendres ne Presheve mund te rrezikohet edhe sherbimi i kesaj qendre.

“Deri tani i kemi mbi 14 punetore shendetesore te infektuar, disa prej tyre jane ne gjendje te rende disa prej tyre jane ne respiratore” tha Flakron Sabedini.

Check Also
Close
Back to top button