Vuçiq: 1.800.000 doza të siguruara; vaksinat e para para fundit të dhjetorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut në lidhje me situatën aktuale epidemiologjike në Serbi dhe deklaroi se kërkimi për vaksinën ka filluar.
“Gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Së bashku me Qeverinë, ne u vendosëm në kërkim të vaksinave, për të siguruar vaksinat në mënyrën më të lehtë, së pari të zvogëlojmë dhe pastaj të ndalojmë efektet katastrofike që ka kurona”, tha ai, duke shtuar se Serbia ka siguruar deri më tani. 1,800,000 doza të vaksinës kundër koronës, dhe ka shumë gjasë të jetë Pfizer.
Ai shpjegoi se cilat grupe kanë përparësi për marrjen e vaksinës.
“Deri në fund të janarit, ne do të përpiqemi të sigurojmë vaksina të mjaftueshme për sistemin shëndetësor, ushtrinë dhe policinë që janë më të prekurit. Menjëherë pas tyre do të ishin ata që tashmë janë të sëmurë, si dhe të moshuarit. Në fund, ata të moshës së mesme dhe të rinjët,” tha Vuçiç. .
“Një mesazh shumë i rëndësishëm është që ne do të kemi vaksinat e para para fundit të dhjetorit,” shtoi ai.