Pamje të papara më herët të bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe Serbi

Klan Kosova ka siguruar disa xhirime që shfaqin raketat e NATO-s teksa goditnin forcat serbe të sigurisë.
Njëra nga to qëlloi bazat e policisë në Prishtinë e Mitrovicë.
U shkatërrua edhe një bazë ushtarake në Ferizaj.
Sulme u bënë edhe nëpër autostrada, që lidhnin qytetet të ish Jugosllavisë, e të cilat shfrytëzoheshin nga forcat shtetërore.
Bombardimet e NATO-s zgjatën 78 ditë, derisa Sllobodan Millosheviq u dorëzua.