Ushtria serbe në Dobrosin, me uniforma lufte dhe tanke, ka kthyer tytat kah Kosova

Pjesëtarë të ushtrisë serbe në gjendje gatishmeri ditë e natë përgjatë brezit kufitar prej 117 kilometrash Serbi – Kosovë. Ushtria dhe xhandarmeria serbe kanë intensifikuar manovrimet dhe defilimet në vendibanimet shqiptare sidomos në Karadakun e Preshevës dhe .
Xhandarmeria dhe ushtria serbe i pret ilegalet dhe trafikantët me tanke ?!
Praninë e madhe të forcave (ushtrisë dhe xhandermerisë) serbe e dëshmojnë sot edhe mediat serbe. Një e përditshme serbe në një reportazh nga Dobrosni të titulluar “Pjestarët e ushtrisë serbe non stop në gjendje gatishmerie. Shifen edhe fotot ku tanket dhe ushtria serbe me armë janë drejtuar kah Kosova. Disa media këetë prani të forcave serbe e shpjegojnë si “preventivë për të parandaluar kalimin e paligjshëm si dhe kontrabandat e mallrave. Merre me mend trafikantët dhe ilegalët Serbia i pret me tanke?!
Zoran Lubura, koamndant i brigadës së katërt të ushtrisë serbe në bazën e “Dobrosinit” ka dekluar se “Misonet dhe aktivitet e ushtrisë sonë në brezin kufitar me Kosovën i kemi të ndara. Ne, nga brigada jonë për shembull jemi në detyrë për të parandaluar kalimin e ilegalëve dhe tregtinë e paligjshme të mallrave të konsumit..”. Dhe nga kjo del se Serbia mbrohet me tanke nga ilegalet dhe trafikantët?!
Ushtria serbe që 13 vjet në bazat e forcave armike të ushtrisë së UCPMB-së
Ushtria serbe e përqëndruar në bazën e vetë në fshatit Dobrosin – rreth dhjetë kilometra nga Bujanoci dhe nga Gjilani është në gjendje gatishmërie. Sipas një gazete, nga janari i vitit 2000 deri në maj të vitit 2001 aty shtabi i ushtrisë shqipatre nga Lugina e Preshevës -UCPMB-së. Kjo zonë ishte për disa kohë në duar të armiqve. Që nga viti 2003, megjithatë, nuk ka pasur sulme ndaj anëtarëve ushtrisë serbe (VS) në këtë rajon.
Krejt në fund të këtij reportazhit të gazetës mbi misionin dhe aktivtetin e ushtisë serbe në brezin kufitar prej 117 kilometrash me Kosovën, ndër tjera thuhet se pjesëtarët e ushtrisë serbe janë në gjendje gatishmërie me uniforma ushtarake të cilat kanë në kontroll të përditshëm mbi 500 kilometra katrorë, që nënkupton se tërë vendbanimet shqiptare janë nën rrethim apo të mbushura me ushtri serbe nga Presheva deri në Bujanoc, Medvegjë dhe Vranjë.
117 kilometra të brezit kufitar Serbi-Kosovë dhe 505 km., katrorë te venbanimeve shqiptare sot mbanë nën kotrollë ushtria serbe
Shumë fshatarë si në Dobrosin ashtu edhe në Konculi kanë pohuar se në këtë fshatë nuk kalon orë pa kaluar forcat serbe qofshin ato ushatarake, xhandermaria policia serbe.
“Në fshatrat shiptare, sidomos në brezin kufitar me Kosovën, nuk ndjehmi të sigrutë për shkak të pranisë së madhe të ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe. Ne jemi nën kontroll të vazhueshëm dhe rrethim nga ata dhe se levizjet e tyre kanë krijuar shqetësim dhe panik të madhe tek popullata shqiptare. Po ashtu fëmijët dhe gratë kanë frikë të dalin, të shkojnë në shkollë, apo tek të afërmit sidomos në orët e vona të mbrëmjes apo natën”, ka pohuar K.H. nga Dobrosini.
Për praninë e madhe ushtrisë serbe në vendibanimet shqiptare kanë reaguar disa herë edhe liderët dhe përfaqësuesit lokal të Preshevës dhe Bujanocit, madje shpeshë iu janë derjuar edhe OSBE-së dhe faktorit ndëkrombëtar.
Kështu, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Jonuz Musliu duke dënuar praninë e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në vendbanimet shqiptare, sepse shpesh ata po shqetësojnë banorët me provokime apo sulme ndaj fshatarëve siç ishte rasti i fundit me Selim. S nga Tërnoca.
“Prania e madhe e ushtrisë dhe xhandermerisë serbe në viset e banuara me shqiptarë në Sërbinë Jugore bashkë me poltikën diskriminuese mund të themi se serbi gjithëkah mund të ndryshojë, por jo edhe politika anishipatre serbe e cila ende është aktive që nga koha e Millosheviqit kundër shqiptarëve entik në Luginën e Preshevës..” tha në fund z.Musliu.

Leave a Reply

Back to top button