Arsyet pse duhet të konsumoni ujë me limon

Shpeshherë njerëzit fillojnë ditën e tyre duke konsumuar pijet e ngrohta siç janë qaji dhe kafeja, por pija më e mirë pas gjumit do të ishte uji me limon. Nuk është e thënë që uji të jetë gjithmonë i ngrohtë, por ai duhet të jetë i kthjellët.
Më poshtë mund të informoheni me disa nga dobitë shëndetësore si shkak i përdorimit të ujit me limon.
- Mbron sistemin imunitar – zvogëlon rreziqet e infeksioneve të mundshme respiratore;
- Alkalizon trupin – ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të shëndoshë acido-bazik të organizmit;
- Ndihmon tretjen dhe shërimin e plagëve të ndryshme;
- Pastron lëkurën;
- Ju bën më energjik.