Edhe banorët e fshatit Llojan protestuan për hapjen e kufirit në Miratoc (Foto)

Gjatë ditës së sotme edhe banorët e fshatit Llojan kanë protestuar për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc.
Sot nga ora 11 nën organizimin e Komunës së Likovës me në kryje kryetarit Erkan Arifi banorët e fshatit llojan kanë protestuar zëshëm për hapjen e kësaj pike kufitare.
“Më tepër se dy dekada na janë prerë arteriet tona. Përpos që na ndanë me farefisin tonë, dora shtetërore e Serbisë dhe ajo e Maqedonisë, na ndaloi edhe të takohemi pa asnjëfarë arsye, prandaj t’i tregojmë zëshëm dhe qartë se hapja e kësaj pike kufitare është në të mirë të të gjithëve, pra në të mirë edhe të vetë shtetit të Serbisë dhe të Maqedonisë” ka thënë I.S banor i fshatit Llojan për Presheva.AL
Më poshtë keni foto nga protesta e sotshme.