Opinione

K.F Alternativa vs K.F Koalicioni

KF ALTERNATIVA – Ekipi në fjalë ishte më i mirë në fushë, më konkret, duke realizuar një mori shansesh të pastra 100% për të shënuar golin. Lojtarët e tyre ishin më eksploziv dhe shpërthenin me lehtësi, sepse ishin më të përgatitur në aspektin fizik, teknik dhe mendor, por edhe shfaqnin karakter të fortë në fushë duke dominuar dukshëm. Me target fitoren, këta djema të artë luanin Futboll Total(Holanda dikur). Pasimet bëheshin me topin e parë, andaj kalonin shumë shpejtë nga faza e mbrojtjes në atë të sulmit dhe me këtë formë dhe me taktikën tika-taka dhe gjuajtjet të sakta terreni pushtohej me lehtësi, ndërsa topi rrokullisej sikur i programuar dhe dirigjuar dhe loja e tyre dukej si ujdi me performance artistike duke i dhënë kuptimin dhe rrjedhjen ndeshjes, ama edhe ishte e bukur për sytë e spektatorëve si në stadium dhe atyre karshi ekraneve televizive, njëkohësisht duke iu shkaktuar kënaqësi këtyre të fundit. Vërtetë këta zhvillonin lojë burrash, sepse ishin të patrembur, kishin vetëm synim fitoren dhe aspak nuk pushonin së luajtur presing.
Ndërhyrjet dhe ankesat në vendimet e gjyqtarit nuk kishin vend dhe vendimet e tij i merrnin me sportivitet edhe pse shpesh ishin të padrejta të cilat duhej të ndikonin në rezultatin përfundimtar. Rrëmbimi I kohës në minutat e ndeshjes sikur duke u shtirur nëpër fushën jeshile ose biseduar me gjyqtarin përjashtohej rreptë. Idetë e trajnerit të tyre i zbatonin me përpikëri dhe respektonin kundërshtarin edhe pse shpesh faulloheshin me ndërhyrje kasape, por edhe provokoheshin rëndë, kërcënoheshin dhe fyheshin me anëtarët e familjes, duke mos u përjashtuar në këtë rast as bashkëshortja.

Tifozët e ALTERNATIVËS vepronin si katalizator për ekipin e tyre. I jepnin mbështetje klubit të tyre në formë evropiane…Përdorimi i shuplakave dhe laringut kuptohej…Substancat narkotike dhe alkooli nuk ekzistonte. Pothuajse secilin prej tyre e shoqëronte bashkëshortja dhe fëmijët dhe me këto rrethana ishte krijuar ambient i këndshëm.

KF KOALICIONI – Që nga fillimi i ndeshjes ishte e kuptuar se taktika e tyre bazohej në stilin ZHABAR, që do të thotë: pengim dhe stopim në çdo formë kundërshtarin, duke ndërhyrë ashpër, shpesh edhe pa top e nga mbrapa me stilin gërshërë…! Penguar dhe kundërshtuar në secilin vendim edhe gjyqtarin kryesor të ndeshjes…Gjatë çdo ndërhyrje këta shtirreshin në tokë sikur të vdekur e të katosur, hendikepuar e duke gjëmuar e klithur si fëmijë bënin sallta mortore, ndonëse kopjuar Nejmarin dhe stilin rrokullisës të Pandës kineze.
Ndërprerja e lojës në faza kuptohej…
Lojtarët e tyre aktronin bile pa pasur ndërhyrje. Binin në fushë si pula pa krye.
Provokonin me fjalë fyese(lexo M.Materazzi)duke fyer me nënë e grua edhe në baza etnike e nacionale. Tentohej të fitohej penallti duke simuluar ndërhyrje, ndërsa vjedhja e kohës kuptohej…Trajneri i tyre i hidhte fjalë kërcënuese gjyqtarit në fushë, por edhe delegatit të ndeshjes me tentativë që të ndikojë në rezultatin përfundimtar…Tifozët e tyre në tribunë ishin pasqyrë e lojtarëve në terren …Me agresivitetin dhe zhurmën e shkaktuar elektrizonin në maksimum ndeshjen.
Provokonin zi e më zi. Sigurisht një pjesë e tyre ishin nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.
Parullat kishin etiketime të përkatësisë nacionale, racore dhe me mesazhe fyese. As fëmijët nuk përjashtoheshin pa u fyer ! Kërcënonin nga tribuna lojtarët dhe referin dhe delegatin e ndeshjes. Pengonin në çdo formë rrjedhjen e ndeshjes. Hidhnin gjësende të forta në terren: gurë, shkrepsash duhani, plastika të ndryshme, materiale piroteknike, këpucë, bankina…Etj.
Brohorisnin: “Duam fitore me çdo kusht”….” Theja kamën”…” O refer o peder”….” ec e guxo fito”…etj.

Në minutën e 78 tifozët të egërsuar futen në terren. Rrezikohen me jetën lojtarët e KF ALTERNATIVA…Gjyqtari fishkëllon përfundimin e ndeshjesh. Lojtarët vrapojnë drejtë veshtores.

Shkruan Bardh Avdiu

Related Articles

Back to top button