Shëndetësi

Personat që harrojnë janë më inteligjentë

A jeni në mesin e personave që harrojnë shumë? Nëse po, atëherë me siguri se ndiheni paksa keq dhe e vlerësoni si trajtë të keqe.

Një studim i publikuar nga “Neuron” ka zbuluar se harresa është faktikisht formë e inteligjencës që tregon se truri është i përqendruar vetëm në gjërat e rëndësishme.

Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos kishin kryer studimin dhe kishin zbuluar se njerëzit të cilët përpiqen të mbajnë mend gjithçka shpeshherë e kanë të vështirë marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Është e rëndësishme që truri t’i harrojë detajet e parëndësishme dhe në vend të kësaj të fokusohet në gjërat që ju ndihmojnë t’i merrni vendimet në botën reale. Të gjithë e admirojmë një person që i din përgjigjet e kuizeve të ndryshme, por evolucioni e ka formësuar kujtesën tonë jo për të fituar lojëra kuizi, por për të marrë vendime inteligjente”.

Related Articles

Back to top button