Rriten çmimet e derivateve: Shtrenjtohen benzina dhe nafta

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 15:00, një litër eurodizel do të kushtojë maksimalisht 212 dinarë, ndërsa benzina (evropremijum BMB) do të shitet me çmim prej 188 dinarë për litër.

Këto çmime do të mbeten në fuqi deri të premten e ardhshme, më 27 mars, kur pritet një përditësim i ri në varësi të lëvizjeve në tregun global të naftës.

Rritja e çmimeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe tek qytetarët e Preshevës, sidomos në koston e transportit dhe çmimet e produkteve bazë. Ekspertët paralajmërojnë se çdo rritje e derivateve zakonisht reflektohet edhe në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë trend, duke theksuar se çdo rritje e re po e vështirëson gjithnjë e më shumë përballimin e shpenzimeve mujore.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse në javët në vijim do të ketë stabilizim apo rritje të mëtejshme të çmimeve në tregun e karburanteve.

Back to top button