Vazhdon asfaltimi në hyrje të Preshevës – punimet po ecin edhe sot

Në hyrje të qytetit të Preshevës sot kanë vazhduar punimet për asfaltimin e rrugës magjistrale, një nga segmentet më të rëndësishme infrastrukturore që lidh qytetin me rrugët rajonale dhe autostradën E-75.

Punimet për asfaltim po realizohen nga ndërmarrja publike “Putevi Srbije”, e cila është e angazhuar në përmirësimin dhe modernizimin e këtij aksi rrugor. Ekipet në terren kanë vazhduar me shtrimin e shtresave të reja të asfaltit në pjesët e mbetura të segmentit, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen e rrugës dhe qarkullimin e automjeteve.

Ky projekt është vazhdim i ndërhyrjeve të mëparshme në këtë hyrje kryesore të qytetit, ku janë asfaltuar disa faza dhe janë rritur standardet e sigurisë rrugore. Me çdo etapë të re të punimeve, po lehtësohet dukshëm qarkullimi për banorët dhe të gjithë udhëtarët që kalojnë në këtë aks të rëndësishëm.

Punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të segmentit të planifikuar.

Back to top button