Sport

Van Persie: Nuk jam i lumtur te Fenerbahce

Robin van Persie do të rikthehet në Britani, për herë të parë që pas largimit të tij nga Manchester United, kur Fenerbahce të përballet me Celtic në Europa League, ditën e enjte.
Ish-sulmuesi i Arsenal kompletoi kalimin e tij te nën-kampionët e Turqisë, në muajin korrik, ku firmosi një kontratë të majme tre-vjeçare, e cila shënoi fundin e aventurës në Premier League, ku luajti për 11 vjet.

“Për të qenë i ndershëm, më duhet të pranoj se nuk jam i lumtur në këtë moment”, tha ai për “Lig TV”. “E nisa ndeshjen ndaj stoli dhe nuk më pëlqeu sepse ndihem i gatshëm për të qenë titullar, i gatshëm për të luajtur 90 minuta. E vetmja përgjigje që mund të jepja ishte ajo që bëra: dhashë gjithçka për ekipin në fushën e lojës”, shtoi holandezi.

Holandezi ishte sërish në stol në derbin e së dielës ku Fenerbahce u mposht 3-2 nga Besiktas që i mori kreun e renditjes. Ai shënoi dhe sipas shtypit vendas do të jetë titullar në ndeshjen e Europa League ndaj Celtic.

Për një dekadë, Van Persie ka qenë një nga golashënuesit më të mirë të Premier League me Arsenal dhe Manchester United. Në kampionatin anglez ai ka shënuar gjithsej 144 gola në 282 ndeshje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button