Kufiri Preshevë–Gjilan: Pritje 30 minuta drejt Kosovës, 60 drejt Serbisë

Udhëtarët që po kalojnë përmes pikës kufitare në Depcë po përballen me pritje gjatë kalimit të kufirit.
Sipas informacioneve të fundit, për të dalë nga Serbia dhe për të shkuar drejt Kosovës pritja është rreth 30 minuta, ndërsa për të hyrë në Serbi pritja arrin deri në 60 minuta.
Udhëtarëve u rekomandohet të kenë durim dhe të planifikojnë kohën e udhëtimit, sidomos gjatë orëve me fluks më të madh.
Presheva.AL do të vazhdojë t’ju informojë për gjendjen në pikat kufitare.
