Elvina Lakna e diplomuara e parë në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc
Në fakultetin Ekonomik të Suboticës paralelja në Bujanoc një grup i studentëve prej 10 vetave kanë mbrojtur punimin e diplomës dhe në këtë mënyrë ata janë gjenerata e parë e të diplomuarve në këtë institucion arsimorë.
Elvina Lakna nga Bujanoci ishte studentja e parë që mbrojti temën e diplomës para një komisioni akademik dhe në këtë mënyrë ajo është e diplomuara e parë e këtij institucioni arsimor.
Dekani i këtij fakulteti, Nenad Vunjak njëherit edhe mentori i studentes Elvina Lakna ka uruar studentët për punën e tyre duke i dëshiruar edhe suksese në karrierën e tyre.
Lakna punimin e saj të diplomës e mbrojti në temën “Strategjia e Menaxhimit të Bilancit të Performancave të Bankës” duke marrë si shembull bankën “Raiffeisen” në Serbi e cila elaboroi se si të menaxhohet banka në situate të ndryshme financiare.
Ajo gjatë prezantimit të punimit të saj në gjuhën serbe foli edhe për përformancat e bankës me klientët, marketingun që paraqesin një shtyllë thelbësore të funksionimit të sistemit bankar.
Fakulteti Ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc numëron 400 studentë nga Bujanoci, Presheva dhe Rrethi i Pçinjës në përgjithësi në të cilin vijojnë mësimet student shqiptare e serb.
Ky institucion është hapur në tetor të vitit 2011 dhe në atë kohë nga përfaqësuesit politik shqiptarë është vlerësuar se është një hap i mirë për studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në gjuhën amtare.
Vlen të theksohet se studentët shqiptarë shpesh ankohen për mësimet që po zhvillohen në shumë raste vetëm në gjuhën serbe dhe po paraqet një problem serioz në përgatitjen e tyre profesionale./Titulli.com/