Shëndetësi

Ju që jeni mbipeshë, duhet patjetër ta lexoni këtë artikull

Mbipesha eshte mbledhja e shume gjerave te vogla qe neglizhojme cdo dite

Zgjedhja e ashensorit, e makines, e kompjuterit, e racioneve te medha te ushqimit kontribuojne ndjeshem cdo dite.

Kur t’ju dhembin kycet, mos nxitoni te fajesoni moshen, mendoni ngarkesen fizike qe vjen nga pesha e dhjamit te tepert ne trup. Mendojeni si nje cante qe e mbani ne kurriz dhe me te kryeni gjithe punet tuaja te perditshme. Por, dhjami I tepert nuk eshte vetem ngarkese fizike dhe crregullim estetik.

Rreziku I pothuajse cdo semundjeje rritet ne proporcion te drejte me dhjamin e tepert. Kjo eshte vecanerisht e vertete kur behet fjale per 3 armiqte kryesore te jetes sone:

1. semundjet e zemres

2. kancerin

3. hemoragjite cerebrale

Fakti i padiskutueshem eshte: Njerezit e holle jane me te shendetshem dhe jetgjate. Ju duhet te merrni kontrollin e peshes tuaj, jo tamam peshes ne fakt por dhjamit!

Cfare do te thote -i holle-?

-te kesh perqindjen e duhur te dhjamit ne trup! Peshoret nuk tregojne gjithshka! Sepse ju mund ta fitoni betejen me peshoren por, duke rrezuar uje dhe muskuj dhe jo dhjame!! Pra, mund te peshoni me pak vertete por, te mos jeni akoma “te holle”!

Te jesh “I holle”, pervec se I zgjuar do te thote te jesh edhe ne forme fizike te shendetshme! Nuk do te thote ne asnje menyre te jesh I paushqyer!

Si te llogarisim peshen tone te shendetshme:

Duke shumezuar gjatesine te ngritur ne m katror me nje numer nga: 20 – 25 eshte nje menyre.

Nje llogari qe duhet te bej kushdo eshte edhe perimetri I mesit ne vijen e kerthizes.

Femrat duhet ta kene me pak se 88cm perimetrin e mesit ndersa meshkujt me pak se 104cm!

Dhjami I barkut eshte ai me I rrezikshmi!

A mund te arrije gjithkush te jete “I holle”?

5 jane faktoret qe ndikojne:

1. -gjenet:

Hidhni nje sy nga prinderit, nese ata jane te holle edhe ju keni mjaft shance per te qene te holle dhe femijet tuaj gjithashtu. Nese nje nga prinderit tuaj eshte mbi peshe, ju perseri mund te jeni I holle por ndoshta me pak me shume veshtiresi!

2. -konstrukti:

Disa tipa trupi e kane me te lehte te jene te holle. Ektomorfet – personat e holle dhe te gjate. Bebet ektomorfe dallohen nga gishtat “si per piano” dhe kembet e gjata. Keta tipa trupi I harxhojne kalorite per gjatesi me shume sesa per gjeresi. Keta jane “djegesit”, I menaxhojne kalorite sipas aktivitetit te tyre fizik me mire. Ata mund te hane shume dhe te mos te shendoshen.

Mesomorfet – jane trupat qe vijne njesh, me gjatesi dhe peshe mesatare. Keta trupa qe I afrohen formes katrore kane me shume predispozite se ektomorfet te shendoshen.

Personat e shkurter dhe te gjere – endomorfet- kane predispoziten me te madhe per tu shendoshur. Megjithate, trupat rralle here qellojne ne nje kategori plotesisht, ne shumicen e rasteve kemi kombinim te ketyre 3 formave te trupit.

3. Metabolizmi:

Disa njerez lindin me metabolizem te shpejte ata jane -djeges. Ata e djegin dhjamin me lehtesi. Disa te tjere lindin me metabolizem me te avashte. Ata jane – depozitues. Kjo eshte trashegimi sikurse edhe forma e trupit. Sigurisht, ka shume raste ku brenda te njejtes familje dikush nga femijet eshte djeges dhe tjetri eshte depozitues!

KESHILLE: menyra me e mire per te rritur metabolizmin eshte te ushtroni aktivitet force, te hani cdo 3 ore dhe ne cdo vakt te kete prezence proteinash si gjiza, veza, bajamet apo qiqrat!

4. Temperamenti:

Njerezit active djegin kalori nderkohe qe ata dembelat depozitojne. Kjo mund te verehet qe ne vegjeli, ka foshnje qe levizin shume, ka foshnje qe jane te qeta, te ngadalta te rrumbullakta!

5. Zakonet e te ngrenit:

Njerezit qe konsumojne ushqime te shendetshme ne proporcion me aktivitetin e tyre fizik jane me te holle. Njerezit qe duan te kontrollojne peshen e tyre duhet te kuptojne qarte 3 fakte:

Perse shendoshesh? (sepse ha me shume kalori sec harxhon)

Si dobesohesh? (sepse I harxhon kalorite qe ha)

Si e ruan peshen? (e programon trupin drejt zakoneve te “holla” te te ngrenit dhe rregullon metabolizmin duke kontrolluar ushqimin dhe rritur aktivitetin fizik)

Per 90% te femijeve dhe te rriturve, renia ne peshe eshte kaq e thjeshte sa keto 3 fakte. Per 10% te njerezve, ceshtja eshte me e komplikuar, sepse metabolizmi I tyre nuk ndjek rregullat e zakonshme.

Teoria e qelizave dhjamore

Kjo teori thote se periudhat me kritike per shendoshjen jane 2 vitet e para te jetes, mosha rreth 7 vjec dhe adoleshenca, kur shumohen qelizat dhjamore. Pas kesaj periudhe qelizat dhjamore qendrojne konstante dhe nje person qe ka zhvilluar numer me te madh qelizash dhjamore do te jete me I predispozuar te jete I shendoshe. Edhe pse ka dick ate vertete ketu nuk mund te themi se cka vendoset ne femijeri do te jete perjet keshtu. Natyrisht qe edhe nje femije obez mund te zhvillohet ne nje adult te holle!

Pesha sipas moshes!

Natyrisht trupi yne nuk djeg njesoj kalori si kur eshte bebe, si kur adoleshent dhe sikur eshte 60vjec. Mosha qe ne djegim me shume kalori per cdo kilogram te trupit eshte mosha e muajve te pare te jetes ku djegim pothuajse 100kcal/kg! Mosha qe djegim me shume kalori ne total sesa kurdo here tjeter eshte mosha e adoleshences. Kjo eshte dhe mosha ne te cilen arritja e peshes ideale eshte me e lehte se kurrre! Pas te 30ave morfologjia trupit dhe nevoja e tij ne kalori fillon te ndryshoje. Vetevetiu, ne moshen 50vjecare mund te kemi 25% me pak muskuj sesa ne moshen 20 vjecare! Kjo do te thote se nevojitemi me pak kalori gjate dites!

Faktore qe ndikojne peshen jane:

Energjia qe ne shpenzojme varet nga shume faktore:

Gjinia, mosha, pesha, gjatesia & aktiviteti fizik.

Stresi, hipo-hipertiroidizmi, mjekime te ndryshme, zakone te tjera si alkoli, orari I gjumit, etj. Njerezit qe flene pak dhe punojne me turne kane me shume shance te jene mbipeshe!

A ka ushqime qe shendoshin?

Kontribuesi kryesor I mbipeshes eshte teprica e kalorive te marra ne total ne krahasim me ato qe kemi harxhuar. Por, ka edhe disa ushqime qe na predispozojne me shume per te shtuar mase dhjamore. Te tilla ushqime jane:

Sheqeri I thjeshte I tavolines: embelsirat & pijet me sheqer

Yndyrnat kryesisht te perpunuara si margarina dhe yndyrnat qe gjenden te bulmeti dhe mishi.

Produktet me permbajtje mielli te bardhe: buka e bardhe, makaronat e bardha, orizi I bardhe.

Gabimet me klasike qe bejne njerezit qe duan te rrezojne peshe

1. Dietat drastike

Te nisesh diete kur nuk je gati

2. Lene pa ngrene mengjesin ose darken

3. Pickimi pa mendje gjate dites (biskota, cokollata)

4. Nenvleresimi I pijeve qe konsumojne dhe sheqerit: kafet dhe sheqeri!

4. Produktet light

Synimi I renies shpejt

5. Peshimi cdo dite

uria

Arsye te pamenduara qe shtojne peshe:

Pagjumesia

Stresi

Mjekime si kontraceptivet, mjekime per diabetin, antidepresive, antihypertensive

Hipotiroidizmi: nese keni simptoma si lodhje, plogeshti, pergjumje, kapsllek, intolerance ndaj te ftohtit dhe dhimbje koke.

Menopauza

Regjimi Ideal

Mengjesi ideal:

Duhet te perfshije kryesisht fruta te plota (jo leng) me fara te ndryshme dhe pak kos me tershere ose qiqra

Sekreti I mengjesit: kanella + tahini!

cinnamon-tahini-protein-smoothie3

Vaktet e ndermjetme:

Fruta te thate + fruta + karrota ose kastraveca

Pije si kafe pa sheqer, caj bimor, leng zarzavatesh

Dreka:

Sallate me gjethe jeshile, peshk, perime, buke te zeze

Keshille e drekes: 

pellemba = zarzavatet, pa gishtat = mishin, grushti = drithrat, maja e gishtit = yndyren

Darka:

sallate e bollshme, fasule, fara, mish te bardhe ose peshk, qumesht.

Keshille pranvere per darken:

perdorni cdo darke kos me xhinxher, kurkume ose koper si tarator!

Keshilla te Tjera

2. Hani ngadale, ne tryeze, me mendjen te ushqimi

3. Kushtojini vemndje larmise dhe cilesise, jo sasise! Bejini shpesh pyetje vetes: A eshte I larmishem ushqimi qe ha?

4. Kosnumoni cdo dite fruta dhe perime ne nje sasi qe te mbuloje dy here pellembet e duarve tuaja.

5. Pini uje 6-8 gota cdo dite

Ushqimet qe ndihmojne dobesimin:

Fibrat e frutave, zarzavateve, fasuleve, farave dhe frutave te thate

Ushqimet me permbajtje te larte uji.

Karbohidratet rezistent (bananet jeshile, qiqrat, orizi, makaronat, patatet e ftohta)

Vajrat esenciale

Proteinat

Uthulla e molles, speci djeges

Uji, kafja, cajrat bimore

Sjelljet qe ndihmojne:

Konsumoni kafe shqeto ne vend te makiatos me sheqer

Preferoni tershere ne vend te drithrave te zakonshme

Preferoni fruta ne vend te embelsirave

Preferoni kikirika ne vend te patatinave

Preferoni buke te zeze ndaj te bardhes, me zarzavate dhe djathe pa yndyre

Preferoni caj bimor me limon apo lengje te shtrydhur ne vend te cajit te gatshem dhe pijeve me sheqer

Preferoni frut ne vend te cokollates

Preferoni peshk dhe mish te bardhe ne vend te mishit te kuq

Preferoni perime te ziera ne avull ne vend te patateve te skuqura

Preferoni erza ne vend te majonezes dhe kechapit

Preferoni kokoshka te bere vete nga ato te servirur jashte

Preferoni gjysem porcione alkoli

Preferoni gjize ne vend te kremit te qumeshtit

Preferoni veze te zier ne vend te sallamit

Preferoni zarzavate te freskta ne vend te supave te gatshme

Preferoni vaj ulliri ne vend te cdo vaji tjeter dhe gjalpit

Perfundimisht, qe te ndryshoni peshe duhet te ndryshoni jete! Shiheni si nje mbjellje te re qe duhet te kultivoni ku:

rrenjet = ndergjegjesimin dhe edukimin tuaj mbi ushqimin

kercelli = zakonet tuaja te te ngrenit, levizjes, gjumit dhe regjimi ne total

deget = zgjedhjet ushqimore baze (buka, drithrat, vaji, bulmeti, mishi, frutat, perimet)

gjethet dhe frutat = larmia, kombinimet dhe gatimet!

Kur te kujdeseni per secilen nga pjeset e “mbjelljes se re” atehere mund te themi me kenaqesi qe “ne jemi cfare hame”!!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button