Rozë

“Pushka e Lirisë”, Gjykata serbe nis hetimet ndaj Gold AG (VIDEO)

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, është dënuar nga gjykatat serbe për këngën e tij “Pushka e Lirisë”, e cila i dedikohet heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Sipas disa informatave jo zyrtare ai rrezikon burg nga gjykatat serbe ose gjobë mbi 100 mijë euro.

Këngën në fjalë mediat serbe e kanë cilësuar diçka “skandaloze” pasi në klip ai shfaqet me uniformën e UÇK-së, që sipas tyre, “ka vrarë serbë”.

“Hetimi i videos anti serbe” (“Istraga zbog antisrpskog spota”,) është titulli i mediave serbe për këngën e reperit 28-vjeçar.

Gjykata e Larte serbe për krime në teknologji dhe kibernetikë ka nisur tashmë hetimet. Prokurori serb Branko Stamenkoviç deklaroi se, “Prokuroria ka reaguar menjëherë pasi ky spot është paraqitur në rrjetet sociale. Për këtë kemi marrë të gjitha masat e mundshme me fakte kundër kësaj video dhe autorit”.

Sipas tij “për shkak të hetimeve, nuk mund të them se çfarë masash operative janë ndërmarrë”.

https://youtu.be/PTCa5m2fH8I

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button