Religjioni
14-vjeçarja, balerina e parë me mbulesë (Foto)
14-vjeçarja Stephanie Kurlou është jashtëzakonisht e pasionuar pas baletit.
Ajo është marrë që e vogël me balet por pasi familja e saj u konvertua në fenë myslimane, asaj iu desh të hiqte dorë nga ëndrra e saj.
Babai i vajzës me origjinë australiane dhe nëna me origjinë ruse kanë nisur një fushatë për mbledhjen e disa fondeve që do t’i sigurojnë Stefanies një trajnim me kohë të plotë në një shkollë profesionale baleti.
Pasi ajo të arrijë qëllimin e saj, synon të hapë një shkollë arti për njerëzit e kulturave të ndryshme, raporton “DailyMail”.