Rozë

Adriana Lima tregon si është të jesh modele (FOTO)

Modelja e njohur Adriana Lima ka vendosur që me fansat e saj të ndajë sfidat dhe problemet e të qenit një modele.
Ajo ka postuar një fotografi në rrjetin social ku shihet shumë e lodhur si duket pas një dite shumë të lodhshme pune.

“Kjo nuk është një ankesë. Unë thjesht po ndaj disa momente të jetës sime. Disa herë njerëzit mendojnë se jeta e një modeleje është e lehtë dhe kjo nuk është e vërtetë. Sot kam punuar 10 orë, kam xhiruar duke qenë e ftohur, me koll që nuk ndalet dhe një kokëdhimbje të madhe” ka shkruar ajo.

Lima ka shtuar se pavarësisht kësaj, ajo nuk është ndalur që të bëjë atë që don…modelimin.

“Përfundova punën, shkova në aeroport dhe erdha prapa që të shoh dy princeshat e mia. Kur arrita në aeroport, fluturimi mu anulua dhe fluturova nga New Yorku në Miami. Arrita në orën 2 pasdite dhe jam e lumtur që jam këtu”.

Njëra nga fytyrat më të njohura të modelimit ka thënë se krejt ky përshkrim është bërë për të përballur njerëzit me realitetin e të qenit një modele.

“Unë nuk jam e vetmja që punoj kështu. Shpresoj që mesazhi im nuk është keqkuptuar” ka përfunduar ajo.

Related Articles

Back to top button