Video

Historia e vajzës siriane që i ka prekur të gjithë (VIDEO)

Një video e realizuar nga UNICEF, ka prekur zemrat e të gjithëve dhe ka tërhequr vëmendjen për gjendjen e miliona fëmijëve që vuajnë në krizën e refugjatëve sirianë.

Videoja është një animacion, dhe titullohet “Malak dhe anija”. Në dy minuta ajo arrin të tregojë historinë me fjalët e 7-vjeçares ,e cila kishte kaluar Mesdheun për t’i mbijetuar luftës civile. E përballur me detin dhe ujin e ftohtë të tij, ajo pranon se së bashku me të ëmën kishin frikë se do të mbyteshin.

Një ilustrim i stilit të krijimit të makthit me re ogurzeza, stuhi dhe thyerje të valëve, në një pikë, deti merr formën e një oktapodi përbindësh.

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nxjerrë një video të dytë “Ivine dhe jastëku”, në mars, së bashku me përmbajtje të tjera në serinë “Tregime të padrejta”, për të shënuar 5-vjetorin e fillimit të konfliktit në Siri.

Sipas UNICEF-it, 2 milionë fëmijë jetojnë si refugjatë në vendet fqinje, ose janë në arrati nga lufta. Por si pasojë e luftës, më shumë se 8 milionë fëmijë në total kërkojnë ndihmë humanitare, si brenda dhe jashtë kufijve të Sirisë.

Related Articles

Back to top button