Rozë

Soni më në fund shfaq vajzën për publikun (FOTO)

Soni Malaj ka qenë një nga ato personazhe të njohur që nuk ka dashur ta ekspozojë vajzën e saj Anna.
Në të gjitha fotot e publikuara deri tani, vajza ka qenë me shpinë dhe nuk i është dukur asnjëherë fytyra. Megjithatë sekreti i bukur është zbuluar. Por për një arsye të rëndësishme.

Soni Malaj me të bijën është bërë pjesë e fushatës së organizuar nga revista ‘Who’ dhe ‘Hera Company’ për të ndihmuar fëmijët jetimë. “Fëmijët për fëmijët” është një fushatë e cila konsiston në shitjen e rrobave për fëmijë, të dizenjuara nga stilistja Suela Brahimllari, të ardhurat nga të cilat do të shkojnë në ndihmë të kësaj kauze.

Fëmijët e prindërve të tjerë të famshëm që janë përfshirë dhe shfaqur në këtë fushatë janë vajza e Inis Gjonit, i Rezarta Shkurtës, djali i Amarda Toskës, i Çiljeta Xhilagës, i Vedat Ademit etj.

Related Articles

Back to top button