Religjioni

Bamirësia

Për njeriun e mirë bukuria është emër, mirësia vizion kurse e mira ushqim. Ata që kryejnë vepra të mira ndaj të tjerëve janë të parët që i përjetojnë dobitë dhe kënaqësitë e këtij akti. Frytet e kësaj mirësie i ndjejnë në shpirtrat e tyre, janë edukim, kanë ndjenja, për këtë ndiejnë zemërgjerësi, qetësi dhe paqe. Kur të rëndojnë vuajtjet e rënda në shpirt, kur sëmundja të lodhë, ji bamirës ndaj të tjerëve. Kështu do të ndjesh lehtësi dhe qetësi. Ushqe të uriturin, ndihmo atë që i bëhet padrejtë, shpëto fatkeqin nga telashet, vizito të sëmurin, jepi atij që nuk ka dhe do të përjetosh lumturi. Kryerja e veprës së mirë është si aroma e këndshme që i bën mirë atij që e përdor, që e shet dhe atij që e blen. Ata që kryejnë vepra të mira në zemër kultivojnë bimësi fisnike që do t’i shërojë kur t’i godasin të këqijat. Sadaka e përhershme është edhe t’i buzëqeshësh dhe të jesh i sjellshëm ndaj skamnorit, “madje të jesh i buzëqeshur dhe i hareshëm kur të takohesh me vëllain”. Fytyrat e ngrysura u paralajmërojnë luftë të gjithë atyre që i takojnë. Një lavire vetëm ngase i kishte dhënë ujë një qeni me dorën e saj e kishte fituar Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa Toka dhe sa qiejt bashkë. Në realitet, Ai i Cili shpërblen është mëshirues, falënderues, mirënjohës dhe bamirës. Ai e do të mirën dhe është i pavarur nga gjithçka. O ju që jeni në shqetësim dhe në frikë të përhershme, hyni në kopshtet e mirësisë, përkushtojuni ndaj të tjerëve. U jepni dhurata, ngushëlloni, ndihmoni dhe gostitni, vetëm kështu do të ndjeni lumturinë në tërësinë e saj. “Pa pritur ta kthejnë me mirënjohje, por vetëm për ta fituar simpatinë e Zotit tënd Fuqiplotë dhe Ai vërtet do të jetë i kënaqur!”

Related Articles

Back to top button