Opinione

Malësia e Bujanocit – Gëzuar rrugën

Shkruan: Refik HASANI
Projekti tani i filluar ishte ëndërr dhe tani projekt në realizim e sipër, është meritë, kontribut më kapital që ka bër ndonjë herë Komuna e Bujanocit,investimi më i madhë,projekti më kapital, strategjik dhe kombëtarë është projekti i shumë brezave, gjeneratave,është angazhim i shumë aktivistëve,rinisë studentore, mërgimtarëve, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin duke ndar mjete materiale për fondin për asfaltimin e rrugës. Asfaltimi i kësja rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme sikur kur u hapë shkolla e parë shqipe në Malësi,projekti kur filloi të qarkulloj autobusi nga Gjilani, Kamenica e Bujanoci deri në Zabicë.Ju kujtojm që pas qershorit 1999 pati disa data të shenuara,si:
Më 14 gusht 2005,u mbajtën takimet e para të vendlindjes ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2005’’,
Më 27 Korrik 2008, është vendosur pllaka përkujtimore në Zarbicë,
Më 26 korrik 2009,u mbajtën takime shumë në mënyrë masovike dhe ishte Mësuesi i parë që hapi shkollën shqipe në Zarbicë Tahir (Zeqë) BERISHA dhe kjo e ditë së sotshme
Më 26 gusht 2016 filloi së punuar për asfaltimin e rrugës Muhocë-Zarbicë.

Rrumbullaksimi i këtij projekti do të ndihmonte që të hapet një perspektive të re që edhe rrugët prej Zarbice deri në mahalla si Liteshi, Tahiraj, Kishali, Xhafert, Selmant, Regjët,deri te Kroni i Shopit, dhe shtëpit më të lagta të fshatit Priboc e Ramabuqës të jenë e kalueshme në katër stinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike. Rruga do të ngjallë Malësin, do të kthen mendjen dhe perspektivën në këtë vendë. Pas rrugës do të duhej ionicuar edhe me që:

– Kuvendi Bujanocit do të duhej të inicoj zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë e Muhocë,
– Miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë,
– Për renovimin dhe restaurimin e objektit shekullor të Mejtepit dhe të shpallët shtëpi muze,
– Hapja e një zyrë për të dëbuarit,zhvendosurit dhe shpërngulurut nga Komuna e Bujanocit,
– Komuna e Bujanocit do të duhej të ketë një program, projekte afat shkurtër, afata mesëm dhe afat gjatë,
– KK i Bujanocit do të duhej të pranoj edhe zyrtarisht që pranoj dhe shpallë datën 23 qershor si datë të dëbuarve,
– Për Malësinë e Bujanocit do të duhej son ngritë, shtruar dhe dabatuar çështje dhe shpallur disa prioritete dhe
– Shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë.

Për asfaltimin e kësaj rruge është djersa, mundi ëndrra jo vetëm e jona si gjeneratë, por as e baballarëve tan por është edhe e gjyshrëve tan, prandaj kjo është ditë e shënuar kjo rrugë aqë shumë e pritur.
Malësi e Bujanocit, gëzuar rrugën është humbur e pritur shumë, shumë gjatë drejtë projekteve të mëtejme.

Malësi e Bujanocit 26 gusht 2016

Related Articles

Back to top button