Lajme

Migranti në Preshevë u përpoq të vrasë me shall gruan e tij të mitur

Pjestarët e stacionit policor në Preshevë kanë ngritur aktakuzë ndaj M.W, 40 vjeçar, nga Afganistani për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale tentim vrasje.

Migranti është kapur dhe arrestuar duke u mbajtë në polici, i cili me datë 2 nëntor rreth orës 4 në dhomën e fjetjes në qendrën e pranimit në Preshevë për shkak të divorcit të martesës ka kapë për fyti gruan e tij M.N e mitur, 16 vjeçare nga Afganistani duke tentuar ta ngulfat, njofton policia, raporton presheva.com.

Zëdhënësi i prokurorisë në Vranjë Leposava Jovçiq ka deklaruar se pas rezistencës, e mitura nga Afganistani ka arritur ti lirohet dhunës.

Afganistani pastaj ka marrë një shall duke iua lidhë asaj rreth qafës duke tentuar në këtë mënyrë t’ia marrë jetën.

Kjo vajzë e mitur përsëri ka arritur ti ik dhunuesit, i cili pas tentimit të vrasjes ka ikur nga incidenti, por shumë shpejtë edhe është arrestuar.

Ai është dërguar tek zëvendës prokurori në gjyqin e Vranjës.

Related Articles

Back to top button