Lajme

Trupi Koordinues ka ndarë 415 bursa për nxënësit e shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (lista)

Këtë vit, Trupi Koordinues ka ndarë gjithsej 415 bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga territori i komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në komunën e Preshevës janë ndarë 250, në komunën e Bujanocit 139, ndërsa në komunën e Medvegjës 26 bursa.

Kushtet e përgjithshme në konkurs kanë qenë që nxënësit të jenë shtetas të Republikës së Serbisë me vendbanim në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që vitin e parë akademik 2016/2017 ta kenë regjistruar në njërën ndër shkollat të themeluara me Vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Qeverisë së Serbisë, që gjatë shkollimit të kenë arritur sukses shumë të mirë dhe të shkëlqyeshëm dhe të mos kenë përsëritur asnjë vit.

Në konkurs janë paraqitur 770 nxënës. Prej këtij numri, 445 nga Presheva, 274 nga Bujanoci dhe 51 nxënës nga Medvegja.

Komisioni i cili në mënyrë të rregullt ka kontrolluar dhe vlerësuar dokumentacionin e arritur, ka qenë i përbërë prej secilës vetqeverisje lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga një anëtar dhe katër anëtarë nga Shërbimi i Trupit Koordinues.

Rang lista dhe lista e gjithë kanditatëve janë publikuar në ueb faqen e Trupit Koordinues www.kt.gov.rs.

„Konkursi i bursave për nxënësit e shkollave të mesme nga territori i komunave Presheë, Bujanoc dhe Medvegjë është njëri ndër aktivitetet më të rëndësishme të Trupit Koordinues, me të cilin ndihmohet arsimi, avansimi dhe zhvillimi i njerëzve të rinj nga komunat e jugut të Serbisë”, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

Stankoviq ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të rinjëve t `i dedikohet kujdes i posaçëm, sepse ata pas mbarimit të shkollimit do të kenë mundësi që të kontribuojnë dhe krijojnë ardhmëri më të mirë. Ai ka përgëzuar bursistët në suksesin e deritanishëm në shkollim dhe ka porositur që të vazhdojnë që të arrijnë suksese dhe rezultate të mira.

Related Articles

Back to top button