Provokim apo Sfidim
Kohëve të fundit populli jonë në përgjithësi e komuniteti musliman në veçanti është duke u përballur me shumë sfida.
Nga katër anët e globit sulmohet në mënyra të ndryshme dhe ende nuk u ngopën armiqët e Islamit.Çdo ditë nëper mediat tona qofshin të shkruara apo elektronike shohim sulme të ndryshme që me apo pa dashje u bëhen besimtarëve musliman.
Të mbushet mendja se të gjitha punët janë në rregull e vetëm qështja e besimit na mbeti pa u rregulluar.Pra edhe aty ku e drejta ndërkombtare garanton lirinë fetare këta tanët nuk e lënë pa u perzier.
Vërtetë kjo është për tu habitur!!!
Shpesh herë pyes veten athua vallë deti kur kështu?
Jam i bindur se ky presion do te vazhdojë edhe më tej,por neve nuk na bënë përshtypje ky presion ngase të qëndrosh i palëkundur në Islam nuk është edhe aq lehtë.
Filluan me etiketime dështuan.
Vazhduan me arrestime dështuan.
Iu pengonte ezani prapë dështuan.
Tani iu pengon shamija e nesër nuk e dim se çfar i pengon.
Pra tentuan në mënyra të ndryshme ta njollosin Fenë e All-llahut por ju them se e kanë të kotë spse vet Ai (All-llahu)e ka garantuar këtë fe deti në ditën e gjykimit.
Jemi dëshmitarë të kohës se nëpër vendet e zhvilluara shumë mësuese me mbules ligjërojnë nëpër shkolla e universitete të ndryshme e këtu tek ne disave po u pengojka shamia dhe një fytyr publike në këtë rast një mësuese me shami nuk ka të drejtë të ligjërojë në shkollë sepse ajo mundë të mbjellë urrejtje fetare tek nxënsit.PARADOX.
Nëse një mësuese apo edhe nxënëse me minifund çfar mbjell tek nxënësit.Pastaj i akuzojmë fëmijët se janë të pamoralshëm.
Do të ishte mirë sikur institucionet tona qofshin ato shtetrore apo fetare që me seriozitetin më të madhë ta shqyrtojnë këtë punë e ti zgjidhin këto probleme në mënyrë të paanshme në të kundërtën do ta humbni vlerën e institucionit ku punoni.
Populli deri më tani ka qenë në heshtje duke vëzhguar situatat të cilat vet ju po i krijoni.Siç duket jeni matur pulsin apo reagimet e tyre.
Për fund ju lus mos provokoni punoni në përmirësimin e situatës e mirqenjes së popullit sepse edhe populli din të ju ndëshkojë.
Shkruar nga: Muhamed I. Xhemaili