Opinione

“3 Dhjetori” protestë apo festë Ndërprerja e keqpërdorimit të deri tanishëm po i pengon dikujt

Nisur nga një preskonferencë të ishkryetarit të komunës tashme në ikje e sipër edhe nga kryetari i partisë më të mëdha opozitare që ishte qesharake nga aspekti i njohjeve të gjërave me realitetin, ishte tragjikomedi në vete. Po e theksojë vetëm një detaj nga ajo konferencë para mediave kur permendi fëmijët me (“temeta në zhvillim”) aftësi të kufizuara dhe aktivitetet për ta.

Kryeopozitari po mendon se do të vazhdojë ende cirkuzi dhe manipulimi publik lidhur me këta persona, kur militantët e tij partiak i keqperdornin keta persona duke perfituar ne korriz te tyre poena politik sidomos karshi familjarve e të ftuarve. Pastaj e keqja më e madhe ishte kur brenda atyre aktiviteteve joprofesionale që organizoheshin dilte kryefinancieri i opozites aktuale dhe ua jepte vetëm atyre personave që ishin prezent nga 50 eu (që realisht ishin vetëm 12 persona) në dore para gjithve dhe merrte duartrokitje prej pjesmarsve. Harroi se edhe shume te tjerë në shtepi kishin nevoja bazë lidhur me ilaçet apo sherbimet tjera emediate. Ky ishte turp i turpit se shumë mysafir që vinin nga qytete të tjera nga serbia dhe shumë militant partiak hanin e pinin darka e dreka të majme në emër të atyre personave. Tash llogaritne askund në serbi nuk bëheshin këso cirkuzesh dhe vinin të shihnin seri në Preshevë.

Sipas gjitha konventave, ligjeve, standardve, organizatave ndërkomtare, rajonale e vendore, kjo datë është caktuar për ta shënuar si ditë proteste në vendet ku nuk jane realizuar te drejtat elementare karshi këtyre personave. Ne nuk kemi sherbim të duhur shëndetsor, arsimor, social, rehabilitues, argëtues etj etj e paramendoni tash një here në vit ta mbajm një koncert me këta persona e të argëtojm njerëzit “normal”. Mos puna dhe mos angazhimi profesional ai atyre të punësuarve (militanteve pa kritere e konkurse) mbulohej para publikut me një lloj programi para një pjese të publikut kinse ata kanë punuar e kanë bërë diçka per ata persona.

Shumë nga familjaret e këtyre personave dhe profesionistëve nuk i kanë përkrah dhe mbështet këto gjëra degraduese për personat me aftësi të kufizuara, por ka qenë pikërisht ishkryetari komunës që i ka konvenu dhe tani po trumbeton kinse ai po ia don të mirën Si duket ka harruar ai se janë mbi 100 persona me aftesi te kufizara ne Presheve dhe nuk ka bërë as minimalen per ta, a per militantët e tij në emër të atyre personave po bile edhe duke ia kry këto shërbime ishkryetarit njëra nga militantet e tij është avancuar edhe në partin e tij duke marr poziten e këshilltares në kuvend.

E kuptojm shqtesimin e ishkryetarit por jo për këto gjera. Atij i takon të merret me deklaratat politike të kryetarit aktual për ndryshim kufijsh, çështjen e flamurit, librat shkollor, referendumin e 1-2 marsit, ofendimet e shpeshta të qytetarëve, mosfunksionimi i shërbimeve komunale, nepotizmin etj etj E jo të merret me muhabete të kafeneve e mos të bjer në ndikim të militantëve të tij, ta menaxhojë presionin nga ta por pa e dëmtuar partin që pritet që ta lëshojë. E gjithë bota e zhvilluar punojnë për inkluzion e gjithëperfshierje kurse ju ende thirreni në ndarje, izolim, shfrytëzim e veçim. Gjërat jo të hishme duhet ti fshijm nga kujtesa sa më parë.

Shkruar nga Frashër Shkoza

Related Articles

Back to top button