Magazina

A e dini pse të diplomuarit i hedhin kapelat?

Simbolika e hedhjes së kapelës në ajër

Është periudha kur studentët e vitit të fundit duhet të përgatitën për provimet e tyre dhe ta organizojnë ceremoninë e diplomimit.

Tani më është bërë traditë veshja gjatë kësaj ceremonie, manteli i gjatë dhe kapela katër-cepshe por, a e keni pyetur veten ndonjëherë pse i bëni disa veprime të cilat ndoshta shpesh duken edhe absurde p.sh hedhja e kapelës në ajër pas marrjes së titullit?!

Megjithkëtë, secili veprim, secili detaj i ceremonisë së diplomimit ka një simbolikë të veçantë.

Praktika e hedhjes së kapelës në ajër ka filluar që nga viti 1912 në ceremoninë e diplomimit të Akademisë Detare në SHBA. Marinarët e sapo diplomuar i kanë hedhur kapelet e tyre në ajër duke konsideruar se më nuk janë të nevojshme, pasi që i kanë bartur për katër vite gjatë studimeve, shkruan rtv21.tv.

Arsye tjetër është se ky veprim konsiderohet si një gjest simbolik për t’i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm të jetës dhe duke i hedhur kapelat tregohet se sa të kënaqur janë studentët për suksesin e arritur.

Mirëpo, në disa vende të Amerikës është folur për ndalimin e këtij veprimi, pasi që sipas tyre ky veprim mund të jetë i rrëzikshëm sepse thuhet se disa studentë kanë pësuar lëndime në kokë e sy nga cepi i kapelës. Madje thuhet se shumica e fotografive tani më bëhet me montazhë!

Kjo traditë mund të duket e pakuptimt dhe arbitrare madje edhe e rrëzikshme por, po vazhdon t’i qëndrojë kohës./21Media

Related Articles

Back to top button