Pse po e “kundërshton” Amerika, krijimin e ushtrisë së Kosovës?!
Shkruan: Fadil Maloku
Është indikative, por, kujtoj edhe pak shqetësuese mënyra se si Amerika dhe Bashkësia ndërkombëtare për herë të parë, po e “kundërshtojnë” një iniciativë, një ide, një koncept, një Projekt te palës kosovare.
Kjo, të bënë të dyshosh, ose në pretekstin që ajo po i ndërton si anti argument kundruall iniciativës së Presidentit. Ose në “sinqeritetin” e procesit të shtetndërtimit tonë, përkundër gjitha atyre investimeve dhe angazhimeve komplekse që i beri ajo nga lufta e dytë botërore!?
Por, përse iniciativën e Presidentit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës po e “kundërshtojnë”?
Këtu ose:
1. Po lozet një lojë e brendshme dhe me qëllime marketingu politik për të dërguar një mesazh dhe paralajmërim të qartë për zgjedhjet e reja nacionale! Që në këtë konfuzitet politik ai mund të shërbej edhe si një lloj uverturë para se të hyhet në zgjedhje të (parakohshme!) përgjithshme
Kjo farsë, nëse, luhet kështu deri në fund, mund të ketë disa objektiva:
1.1. Dobësimin e partnerit qeverisës (LDK-se, që s’është kurrkah me ide, e as me iniciativa inauguruese: sociale, polit8ikem, ekonomike, e etj.
1.2. Testimin e durimit të; opozitës (margjinalizimi i “peshës specifike” të Demarkacionit); partnereve ndërkombëtar (ruajtja e koherencës se lojtarëve të njëjtë në skenën politike kosovare ne vendimmarrje!) ;qeverisë së Serbisë (për ta rianalizuar raportet e reja të saj me faktorin ndërkombëtarë, pas fuqizimit te Rusisë dhe ndërrimit te administratës Amerikane)
Ose:
2. Është një “marrëveshje e fshehte” e Presidentit…, me qarqet e reja amerikane dhe Brukselin (që ne nuk e dimë!), në mënyrë që të “dërgohet” një binom mesazhi, dhe të krijohet përshtypja tek Serbia, se faktori ndërkombëtar ka filluar ta ndryshoje qëndrimin e saj, kur është ne pyetje Kosova, deri sa ta largojnë Serbinë nga orbita Ruse me premtimet për integrimet Evropiane dhe anëtarësimin në NATO!
Ose:
3. Është ideja e procedimit dhe te votimit te: FSK-s, krahas Asociacionit, dhe Demarkacionit. Ku dy temat e fundit planifikohet të kalojnë me votën e pakicës serbe në Parlament, ndërkaq, ajo e Ushtrisë, të ngelet pa u votua nga pasojat e: tërheqjes në momentin e fundit te Listës Srpska (gjeja nen presionin e Serbisë dhe NATO-s!).Skenare, te errëta Hickokiane, duket e presin Kosovën në këto javë dhe muaj…!