9 vendet më të ftohta në botë, aty ku njeriu mbijeton në -69.8 gradë celcius
Njeriu është i aftë të jetojë dhe të përshtatet në klima të ndryshme deri në ato më ekstremet dhe ky fakt dëshmohet me mbijetesën e tyre, që disa mijëra vjet, madje dhe në kushtet më ekstreme klimatike që kanë mbizotëruar dhe mbizotërojnë në Tokë.
Në vijim ju paraqesim nëntë vendet më të ftohta të populluara në planetin tonë.
9. Roros, Norvegji
Qyteti i minatorëve Roros, në Norvegji, njihet për klimë polare dhe dimra të ftoftë, ku temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius. Gjatë sezonit dimëror, në fshatrat e kësaj zone, siç është Karasjok, temperatura konstante shkon rreth -40 °C.
8. Dras, Indi
India njihet si vend shumë i nxehtë me klimë tropikale, mirëpo rajoni Kargil, me saktësisht qyteti Dras, është një vend tejet i ftohtë. Për shkak të lartësisë mbidetare dhe pozitës gjeografike, gjatë dimrit temperatura më e ‘butë’ në Dras është -22 gradë Celsius, ndërsa rekordi i shënuar -50 °C.
7. Lapland, Finlandë
Lapland është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Në Kittila, Lapland, në vitin 1999 ishte regjistruar teperatura prej -51.5 gradë Celsius.Në këtë zonë rekreative jetojnë mbi 6.000 banorë.
6. Vuoggatjalme, Suedi
Pjesa dërmuese e Suedisë ka një temperaturë mesatare, në pjesët veriore të saj variojnë temperaturat ekstremisht të ftofta. Temperatura më e ultë që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë Celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.
5. Riverside, Wyoming, SHBA
Riverside është një prej vendeve më të ftohta të banuara në pjesën kontinentale të SHBA-ve, ku në vitin 1933 ishte regjistruar temperatura -54.4 gradë Celsius. Kjo zonë është pak e banuar, në fakt aty jetojnë 52 banorë të patrembur.
4. Alaska, SHBA
Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA dhe në botë, ku në vitin 1971 temperatura kishte zbritur në -62 gradë Celsius. Në këtë vend jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.
3. Snag, Yukon, Kanada
Kanadaja shtrihet deri në Arktik dhe nuk është për tu befasuar se ky vend ka ndër klimat më të ashpra në botë. Sipas të dhënave meteorologjike, vendi më i ftoftë i banuar në Kanada është Snag, në Yukon, ku në vitin 1947 temperatura kishte zbritur në -63 gradë Celsius.
2. Grenlanda
Grenlanda ka klimë arktike, ndërsa temperaturat aty nuk kalojnë +10 gradë Celsius madje as në ditët më të ngrohta të verës. Në vitin 1954, në këtë vend-ishull, është regjistruar temperatura ekstreme -66.1 gradë Celsius.
1. Verkhoyansk, Rusi
Verkhoyansk, në Rusi, që gjendet afër rrethit arktik, është një prej vendeve më të ftofta në botë bashkë me Oymyakon, po ashtu në Rusi. Në vitin 1892, këtu ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë Celsius. Në këtë rajon në shekullin 20-të dërgoheshin të jetonin të përndjekurit politik.