Magazina

10 rregullat moderne të Etikës, që nuk duhet t’i shkelni kurrë!

Ju prezantojme 10 rregulla të etikës që nuk duhet ti shkelni kurrë. Tashmë jetojmë në një botë Globale dhe është e vështirë ti përcaktosh rregullat e etikës.

Këto janë rregullat moderne të etikës.

1. Mos vizito pa lajmëruar përpara
Nëse dikush vjen papritur në shtëpi mund tju gjejë të papërgatitur prandaj është mirë të lajmëroni dikë para se ti shkoni për vizitë.
2. Mos e thani kurrë një çadër të hapur në një ambient public ose në shtëpinë e dikujt tjetër. Çadra duhet te mbyllet dhe të vendoset në mbajtësen e saj.
3. Mos vendos kurrë një çantë në prehër apo mbi tavolinë. Vetëm cantat e vogla mund të vendosen mbi tavolinë. Zakonisht çantat vendosen në shpinën e karriges dhe kur nuk ka një të tillë vendosen në tokë.
4. Çantat plastike të supermarketeve duhet të përdoreren vetëm kur transportoni ushqimet nga supermarket në shtëpi. E njëjta gjë vlën dhe për cantat e butikëvë.
5. Rrobat me të cilat rrihet në shtëpi janë tuta dhe bluzë por të pastra. Rrobdishami shërben për të lëvizur nga banjo në dhomën e gjumit dhe e kundërta, jo për të qëndruar në shtëpi
6. Kur fëmija të ketë dhomën e tij, mos hyni kurrë pa trokitur. Dhe ai do bëjë të njëjtën gjë në dhomën tuaj.
7. Një femër mund të mbajë veshur kapelen dhe dorezat në ambiente të mbyllura.
8. Numri total I aksesorëve që duhet të veshësh është 13. Duke përfshirë dhe kopsat Një byzylyk mund të vishet mbi doreza, por jo një unazë. Sa më afër darkës aq më të shtrenjta bizhuteritë që duhet të mbani.
9. Kur shkoni në një restorant “të ftoj un” do të thotë që ju duhet të paguani. Nëse dukush thotë ”Të shkojmë në një restorant do të thotë që secili paguan për vete.” Një mashkull mund të paguajë për një fëmër nëse ajo është dakord.
10. Në kinema apo Teatër duhet të kaloni duke I patur përballë ato që janë ulur dhe jo tju ktheni shpinën.

Related Articles

Back to top button