Lajme

Edhe tri kompani tjera nga Kosova të interesuara të investojnë në Preshevë ose Maqedoni, mësojeni se kush po i pengon ato!?

Sipas burimeve mirë të informuara të Televizionit SPEKTRI mbrenda Odës Ekonomike të Kosovës, përpos Kompanisë SOLID, edhe tri prodhues tjerë nga Kosova me kapital të përbashkët me investitor të jashtëm kanë shprehur interesimin që investimet prodhuese ti orijentojnë për në komunën e Preshevës.

Burimi i SPEKTRIT rrëfen se këto Kompani fillimisht kanë nisur procedurat ligjore për rregullimin e dokumentacionit për realizimin e projekteve investive në dy lokacione në periferi të Prishtinës dhe gjatë vijimit të procedurave kanë hasur në neglizhencë dhe pengesa të qëllimshme në njërën nga Ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Ndërkohë përfaqësuesit kompetent të këtyre Kompanive nga Kosova kishin filluar të interesohen (për disa arsye) si qëndron mundësia që investimet ti bartin për realizim në komunën e Preshevës ose në teritorin e Maqedonisë.

Informacionet për hamendjen dhe qëllimin e këtyre Bizneseve për tu kthyer në drejtim të Preshevës me urgjencë ishin përcjellur edhe në kabinetin e kryeministrit Mustafa i cili menjëherë kishte ftuar Riza Halimin për ti dhënë instrukcionet si të reagohet dhe si të pengohet qëllimi i bizneseve nga Kosova.

Sipas Televizionit Spektri së shpejti rreth kësaj afere me detaje më të hollësishme do ta kemi rastin të njoftohemi nga një Televizion Nacional nga Kosova i cili do ta realizoje një kronikë speciale rreth temës dhe skandalit në fjalë! /Rtv Spektri/

Related Articles

Back to top button