Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Preshevën pas 20 viteve (Video)

Në kabinetin e kryetares së komunës znj. Ardita Sinani, me fillim në ora 10:00, kryetari i komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri filloi zyrtarisht vizitën historike në Luginë të Preshevës, pas një periudhe 20 vjeçare.

Pjesë e delegacionit të komunës së Gjilanit përveç kryetarit Haziri ishte edhe udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z.Valdet Sadiku, Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri, derisa nikoqir të këtij takimi përveç kryetares së komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani ishin edhe kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, zv.kryetari i komunës në detyrë z.Xhelal Memeti dhe këshilltarë të Kuvendit komunal Nadër Sadiku dhe Edita Asllani.

Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës jetike në nivel ditor të komunës së Preshevës për ndihmën institucionale të çdo qyteti, komune dhe institucioni nga Republika e Kosovës me çrast z.Haziri u zotua se do të punojë në intensifikimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkufitar mes komunave Gjilan, Preshevë dhe Kumanovë, të filluar nga koha kur z.Riza Halimi ishte kryetar i komunës së Preshevës.
Ky hap do të mundësonte që të realizohet premtimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa për ndihmë ekoknomike komunës së Preshevës dhënë në takimin e fundit të tij me kryetaren Sinani, që nënkupton se donacionet e Republikës së Kosovës për Komunën e Preshevës do të bëhet përmes komunës së Gjilanit duke tejkaluar pengesat juridiko-politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Zotim i dytë tejet i rëndësishëm i kryetarit të Gjilanit, z.Haziri të dhënë kryetares Sinani ështe që së shpejti do të organizohet vizita e znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Republikën e Kosovës, gjë që do të mundësonte planifikimin e donacioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për komunën e Preshevës dhe Luginën në Përgjithësi.

Related Articles

Back to top button