Lajme

Këto janë borxhet e investitorit në Preshevë “Metalka Majur” nga Jagodina

Popullata Shqipëtare e Luginës së Preshevës po vazhdon të bombardohet me gënjeshtra !

25 vitet e fundit Shqiptarët e këtyre trojeve janë gënjyer me premtime politike nga liderët të cilët vet i ka votuar.

Një risi e llojit të mashtrimit që ka filluar të praktikohet në Preshevë është, kinse po arrinë investitorë nga jasht vendit të cilët do të krijojnë vende të reja punësimi !

Pushteti aktual i komunës së Preshevës gjatë ditës së djeshme lansoi gënjeshtër në mënyrën më të turpshme të mundshme, kinse ka arritur të siguroje investitorin nga Jagodina i cili do ti hape 100 vende të punës në Preshevë.

Televizionit SPEKTRI ju ka dashur më pak se 24 orë të vie te informacionet zyrtare dhe të konstatohet gjendja momentale e kësaj Firme : “Metalika Majur” nga Jagodina me pronar Radosav Milenkoviç u prezentua si investitori i radhës në Preshevë.

Të dhënat zyrtare nga APR për këtë Firmë raportojnë : “Metalika Majur” nga Jagodina gendet në fazën e bankrotit, 251 dita gjatë vitit 2016 ka qenë në bllokadë të xhiro llogarisë, 37 ditat e fundit në vitin 2017 është në bllokadë të llogarisë bankare për borxhe në vlerë prej 5.259.800,oo dinar, borxhin e pa kryer ndaj punëtorve për paga mujore gjithësejt 5 muaj. Borxhin ndaj PIO-s për kontribute dhe sigurimin shëndetësor për të punësuarit të pashlyer edhe ate : 3 muaj të vitit 2017 dhe disa muaj të vitit 2016. Konteste gjygjësore gjithësejt 5 !

Pas këtyre të dhënave negative zyrtare për investitorin e paralajmëruar “Metalka Majur” qytetarët e komunës së Preshevës vet vendosin a duhet ti besohet apo jo ???

Përfaqësuesit e Komunës së Preshevës z. Ardita Sinani kryetare, si dhe u.d. zv.kryetar Xhelal Memeti kanë premtuar se do të hapen 50 vende të punës.

Burimi i informacionit: Televizioni Spektri

Related Articles

Back to top button