APN: Zgjidhja e vetme për Preshevën ZGJEDHJET
Zgjidhja – ZGJEDHJET
Të nderuar e të dashur qytetarë, shokë , dashamirë, dhe anëtar të Alternativës,
Sot, siç e keni përcjell edhe ju, pamë aktin e fundit të një aktrimi makabër i cili është zhvilluar tre muajve të fundit, a realisht është pasqyrim i 27 viteve të fundit të politikëbërjes në Luginë të Preshevës.
Kjo politikë e mentalitetit të ,,qorrësokaqeve” pa kthesë dhe dështimeve të një pas njëshme, tregon qartë se kush vërtet është shkaktari i gjendjes sonë të rëndë si popull, pa perspektivë, pa zhvillim dhe dëmprurës për të rijnt në vecanti dhe substancën tonë kombëtare shqiptare në Luginë në përgjithësi.
ALTERNATIVA, këshilltarët dhe struktura e gjerë e saj, janë treguar të matur, të mençur, profesional dhe largpamës.
Këtë politik do të vazhdojmë ta rezistojmë në çdo përpjekje dhe ofertë qyqare nga këta të dështuar, për çfarëdo qoftë rekonfigurimi apo vazhdimi të këtij pushteti.
Ne juve të dashur qytetarë ua lëmë në duar në zgjedhjet e ardhshme, që ta japni verdiktin tuaj se kend e dëshironi në udhëheqje të vendit tonë të dashur, e jo matrapazët që me pazare duan të mbijetojnë në këtë situatë që vetë e kanë krijuar.
Ky vend e ky popull është për zgjedhje, e kështu që edhe ne jemi!
#MEPOPULLINPRESHEVAR
#NDRYSHIMINUKNDALET