Çika e tezës idhnohet pse si kanë gjet vend me shku me marr nusen
Një çikë e tezës diku në Kosovë është idhnuar me çiken e dajes pasi ajo e ka kuptuar se nuk është në listën e grave që do të shkojnë të marrin nusen.
Ngjarja ka ndodhur sot në një fshat të Vitisë.
“Unë u bona gati, a din bre tri orë te frizerka, e tani ktu gjatë krejt ditës sa punën e kom bo e kamt spi ni tu kcy, e në fund kto mem thon, ja ska vend për ty në kerre të grave a?”, ka thënë çika e tezes, për Kukunews.
Ajo kishte kërkuar sqarim nga gruaja e dajes se pse nuk është në listë dhe ka marrë një përgjigje që nuk i ka pëlqyer.
“Ajo më tha ja ju jeni 4 qika të tezes, tri prej tyne janë hi në lista, e ti ma e vogla se ska vend. Veç 30 kerre i kena në dispozicion”, rrëfehet qika e tezes.
Ajo në fund nuk e ka prit hiq kthimin e kerreve duke mbetur pa e pa nusen. Gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do të shkoj as në Ditën e Grave, që mahet të hënën.
Marrë nga Kukunews (Media Satirike).